Komisioni Evropian prezantoi sot një plan veprimi për të përmirësuar lëvizshmërinë e trupave dhe të pajisjeve ushtarake në kontinentin evropian, në kuadrin e tensioneve në rritje me Rusinë.
Objektivi i Brukselit është që të heqë përgjithnjë pengesat ligjore që pengojnë lëvizjet ushtarake ndërkufitare dhe për të përshtatur infrastrukturat rrugore dhe hekurudhore për transportimin e mjeteve si tanket.
Kjo iniciativë hyn në strategjinë e krijimit të një Evrope të mbrojtjes, një sektor në të cilin shumica e vendeve e ruajnë me xhelozi sovranitetin kombëtar, transmeton KP.
Para se të fillojnë projektet konkrete, që do të vijnë më vonë, ekzekutivi evropian filloi të mërkurën një testim të situatës aktuale për lëvizshmërinë ushtarake dhe ka përcaktuar një kalendar për muajt e ardhshëm.
-
“Shengeni ushtarak”, BE-ja planifikon lehtësimin e barrierave për tanke e ushtri në rast lufte
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë