Një avokat i Bashkimit Evropian ka kërkuar nga gjykata në Bruksel që t’i caktohet një gjobë e lartë kompanisë prodhuese të vaksinave kundër COVID-19, “AstraZeneca”, shkaku i vonesave në shpërndarjen e dozave nëpër BE.
Avokati ka specifikuar se blloku evropian ka kërkuar që t’i paguhen nga dhjetë euro për secilën dozë të vonuar për çdo ditë. Kjo gjobë po kërkohet si formë kompensimi, për shkak se AstraZeneca nuk u është përmbajtur kritereve të përcaktuara në kontratën e arritur të blerjes me BE-në.
Avokati ka kërkuar, po ashtu, një gjobë prej 10 milionë eurosh për “AstraZenecan”, për secilën shkelje të kontratës. Vendimi përfundimtar lidhur me padinë e ngritur nga blloku, pritet të merret gjatë muajit qershor.
-
AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina
-
BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina
-
BE-ja kërkon qasje të menjëhershme në vaksinat e “AstraZenecas”, të prodhuara në Britani
-
BE-ja fillon veprimet ligjore kundër “AstraZeneca” lidhur me vonesat e shpërndarjes së vaksinave
-
“AstraZeneca” rrezikon të paditet nga BE-ja sherri i vonesës në furnizime