Bashkimi Evropian ka konfirmuar të enjten mbështetjen e tij për Qipron pasi kombi ishull u kërcënua nga Hezbollahu.
Të mërkurën, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka thënë se grupi i tij do të sulmojë çdo vend tjetër në rajon që ka ndihmuar Izraelin në përpjekjet e luftës, duke përmendur Qipron, e cila ka pritur forcat izraelite për stërvitje, raporton AP.
Në përgjigje, presidenti qipriot, Nikos Christodoulides, ka thënë se kombi i tij "nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë" në ndonjë operacion ushtarak në rajon.
“Qiproja është pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit", ka deklaruar ai, duke vënë në dukje korridorin detar Qipro-Gaza që përdoret për të ofruar ndihma në territorin palestinez.
Të enjten, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano mbështeti deklaratën e Christodoulides.
Ai ka thënë se çdo kërcënim ndaj një vendi anëtar të BE-së është kërcënim ndaj vetë BE-së.
Edhe
Kreu i Hezbollahut kërcënon Izraelin dhe Qipron
“Qiproja është një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se Bashkimi Evropian është Qipro dhe Qipro është Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se çdo kërcënim kundër një prej vendeve tona anëtare është një kërcënim kundër Bashkimit Evropian”, u ka thënë ai gazetarëve në Bruksel.
LEXO EDHE:
-
Izraeli kërcënon të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut në Liban
-
Lideri i Hezbollahut thotë se grupi “do të veprojë siç e sheh të përshtatshme” në konfliktin Iran–Izrael
-
Hezbollahu i gatshëm për bisedime me qeverinë libaneze rreth strategjisë së mbrojtjes
-
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpushimi