Bashkimi Evropian ka përfshirë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, dhe shefin ekzekutiv të firmës ruse të naftës, Rosneft, në listën e individëve që i ka sanksionuar.
Në një komunikatë të publikuar të hënën, Këshilli Evropian ka thënë se ka shtuar edhe 26 persona dhe një entitet në listën e sanksioneve për shkak se kanë kërcënuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu u janë vendosur sanksione të reja, përfshirë ngrirje të aseteve dhe ndalim të udhëtimeve, oligarkut rus Alisher Usmanov, që është bashkëpronar i kompanisë ruse USM Holdings. Më pas operatorit të dytë më të madh telefonik në Rusi, Megafon, dhe bankistëve Petr Aven e Mikhail Fridman.