Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja e pasuksesshme të arrijë pajtueshmëri për ndalimin e gazit rus

Liderët e Bashkimit Evropian janë treguar të pasuksesshëm në arritjen e një marrëveshjeje për të ndaluar gazin rus gjatë takimit me ministrat e jashtëm, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Borrell ka thënë se nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, shkruan CNN.

Bashkimi Evropian ka propozuar që deri në fund të vitit ta ndalojnë përdorimin e gazit rus dhe të heqin bankën më të madhe ruse, Sberbank nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave, SWIFT.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm i Hungrarisë, Peter Szijarto ka thënë se Hungaria do të votojë pro kësaj pakete të sanksioneve nëse BE-ja sjell një zgjidhje pas këtij vendimi.

Borrell u ka thënë gazetarëve se diskutimet me Hungarinë kanë qartësuar problemet dhe vështirësitë me të cilat ky vend po përballet.

“Nuk ishte as në agjendë që të provohet të arrihet një marrëveshje sot, sepse ne e dinim që kjo nuk ishte e mundur”, ka thënë ai.