Bashkimi Evropian është pajtuar këtë mëngjes për paketën e katërt të sanksioneve, duke përfshirë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për oligarkun Roman Abramovichin, ka bërë të ditur Franca, që kryeson Këshillin e BE-së.
Detajet e plota pritet të publikohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian gjatë ditës së sotme.
Sanksionet përfshijnë:
Ndalimin e i importit nga Bashkimi Evropian për një sërë produktesh çeliku.
Ndalimin e investimeve të reja në sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore civile dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.
Ndalimin e eksportit të Bashkimit Evropian për mallrat luksoze (p.sh makinat luksoze, bizhuteritë) mbi 300 euro.
Edhe
BE-ja dështon të miratojë sanksionet e reja kundër Rusisë
Ndalimi i vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit për klientët rusë, gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.
Ndalimi pason diskutimet midis liderëve të BE-së në Versajë të enjten dhe të premten.
?#Ukraine | The 4th package of sanctions approved yesterday at COREPER II is adopted.
— Présidence française du Conseil de l’UE ???? (@Europe2022FR) March 15, 2022
➡️These sanctions will be published today in the Official Journal of the European Union. #EU2022FR https://t.co/4ICrOag6A3
-
BE-ja diskuton zhbllokimin e 140 miliardë eurove nga asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën
-
BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Qeveria miraton ndryshimet për zbatimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë