Bashkimi Evropian ka dërguar 45 tonë me ndihma humanitare në Gaza, të martën në mëngjes.
Avioni me ndihma – kryesisht me ilaçe, pajisje mjekësore dhe artikuj ushqimorë - u nis nga Belgjika për në Egjipt, ku edhe do të shkarkohen përpara se të transferohen me kamion në Gaza.
Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili ka mbikëqyrur dërgesën, ka kërkuar që këto furnizime të mbërrijnë shpejt tek ata në nevojë.
Komisioni Evropian ka njoftuar gjithashtu se do dhurojë edhe 25 milionë euro të tjera për ndihmat humanitare në Gaza, duke bërë që kjo ndihmë e BE-së të arrijë në mbi 100 milionë euro për Gazën këtë vit.
Kjo mbështetje financiare do t’u ofrohet organizatave humanitare për ndihmë për shpëtimin e jetës, veçanërisht duke u fokusuar në furnizimin me ujë, në shëndet, ushqim dhe gjëra të tjera thelbësore.
-
BE-ja nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën
-
BE-ja i kërkon Izraelit të mos e kufizojë ndihmën humanitare për qytetarët në Gaza
-
Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez
-
Ndihmat e Kosovës nisen me anije drejt Gazës
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes