Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka bërë thirrje të premten për arritjen e marrëveshjes që do t’i pamundësonte ambiciet e Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore.
Ai ka thënë se muajt e ardhshëm ofrojnë një mundësi që nuk duhet humbur, për t’i rikthyer Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen prej së cilës presidenti i mëparshëm Donald Trump ishte tërhequr, duke nxitur sanksione të ashpra ekonomike ndaj zyrtarëve iranianë.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania janë përballur me vështirësi në mbajtjen gjallë të ujdisë, teksa, me të ardhur në detyrë, presidenti Joe Biden ka shprehur synimin që SHBA-ja të kthehet në marrëveshjen ndërkombëtare të arritur më 2015. Irani ka paralajmëruar kthimin vetëm në rast se SHBA-ja i heq të gjitha sanksionet e vendosura.
-
Liderët e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë diskutojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit
-
Irani kërkon nga SHBA-ja të heq disa sanksione përpara marrëveshjes bërthamore
-
Irani dhe fuqitë evropiane do t’i vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor në javën e ardhshme
-
Trump - Iranit: Pranoni marrëveshjen bërthamore ose do të ketë sulme edhe më brutale
-
Borrelli bën thirrje që armëpushimi në Liban të zbatohet