Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE: 38 të vdekur nga koronavirusi në Evropë, ngritet shkalla e rrezikut

Foto: Reuters

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur të hënën se agjencia e BE-së për parandalimin e epidemive e ka ngritur shkallën e rrezikut nga koronavirusi në bllok, teksa epidemia është përhapur në shumicën e shteteve anëtare.

“Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive (ECDS) ka bërë të ditur sot se rreziku është ngritur prej mesatarës në të lartë për njerëzit në Bashkimin Evropian. Me fjalë tjera, virusi vazhdon të përhapet”, ka thënë ajo gjatë një konference shtypi në Bruksel, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Komisionerja për Shëndetësi, Stella Kyriakides ka bërë të ditur se 2.100 raste janë konfirmuar në 18 prej 27 shteteve anëtare të BE-së, derisa 38 qytetarë të BE-së kanë vdekur.

Koronavirusi tani ka prekur çdo shtet në Evropën Perëndimore, pasi Portugalia u bë shteti i fundit që ka konfirmuar rastet.

Harta e shteteve dhe numrat e të infektuarve me koronavirus.

Image
Foto: metro.co.uk