Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Batalioni rus shpartallohet në urën e ukrainasve që tentoi ta kalonte

Batalioni rus shpartallohet me gjithë urën që tentoi ta kalonte

Rusëve u kanë dështuar përpjekjet për të kaluar lumin Siversky Donets, në lindje të Ukrainës, raportoi BBC të premten. 

Forcat ukrainase kanë kryer një sulm për t’i ndaluar forcat ruse të lundrojnë përmes lumit.

Inteligjenca ushtarake britanike ka thënë se një batalion rus ka humbur pothuaj të gjitha automjetet e blinduara kur ukrainasit bombarduan urat nëpër të cilat po kalonin forcat ruse.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se mbi 1000 ushtarë mund të jenë vrarë, por ky numër nuk është verifikuar dhe mbetet e paqartë kur ka ndodhur sulmi.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar imazhe nga vendi i ngjarjes në rrjetet sociale që tregojnë tanke të djegura përgjatë lumit.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se incidenti tregon presionin që kanë komandantët rusë për të bërë përparim në rajonin e Luhanskut.