Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Barnatoret në Angli mund të ofrojnë terapi pa përshkrim mjeku

Që nga 31 janari barnatoret në tërë Anglinë kanë marrë kompetenca të reja me ligj.

Farmacistët tashmë e kanë të lejuar të përshkruajnë medikamente për pacientë që nuk kanë vizituar mjekun familjar.

Kjo pritet që ta ulë deri në 30 milionë vizita shëndetësorë në vit nëpër shtëpi shëndeti në gjithë Britaninë e Madhe.

Pacientët mund të marrin terapi pa udhëzim mjeku për sëmundje të thjeshtë si dhimbje veshi. Dhimbje fyti, sinus, lloje të herpesëve, infeksione të traktit urinar dhe trajtim nga pickimet e insekteve.

Dr Claire Fuller, udhëheqëse e mjekësisë primare, ka thënë se qytetarët do të mund të marrin shërbime nga farmacistë të trajnuar.

“Mjekët e përgjithshëm do të jenë gjithmonë të gatshëm për të ofruar shërbime, por farmacistët do të jenë në zemër të komunitetit për të ofruar ndihmë për disa çështje të caktuara”, ka thënë Fuller.

Edhe Barnatoret në Angli do ta “zëvendësojnë” mjekun Botë Barnatoret në Angli do ta “zëvendësojnë” mjekun

10 mijë e 265 barnatore në total do të jenë pjesë e skemës së re.

Ato do të marrin 2 mijë funte si pagesë fikse për shërbime dhe nga 15 funte për secilën konsultë. Do të ketë edhe një pagesë mujore prej 1 mijë funtesh nëse ato arrijnë numrin minimal të konsultimeve.