Për ta lehtësuar presionin ndaj mjekëve të familjes, farmacitë në Angli po lejohen të shkruajnë receta për sëmundjet e zakonshme. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ky vendim do të reduktojë nga lista 15 milionë takime me mjekun gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, rregullat e reja që lejojnë farmacistët t’i shkruajnë recetat e pacientëve do të ndihmojnë miliona njerëz dhe do t'i japin fund "përleshjes së orës 8 të mëngjesit" për takimet me mjekun e përgjithshëm.
Farmacitë do të lejohen të përshkruajnë ilaçe për shtatë sëmundje të zakonshme, duke përfshirë dhimbjet e veshit, dhimbjet e fytit dhe infeksionet e traktit urinar.
Synimi është që rregulloret e reja të jenë në fuqi deri në dimrin e ardhshëm.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë (NHS England) thotë se Qeveria po investon 635 milionë funte për t’i zgjeruar shërbimet e farmacive në komunitet gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Edhe
Barnatoret në Angli mund të ofrojnë terapi pa përshkrim mjeku
Gratë nuk do të kenë më nevojë të vizitojnë një infermiere ose një mjek të përgjithshëm për shërbime kontraceptive, gjë që do t’i reduktojë gjithashtu vizitat te mjeku.
Mjekët e përgjithshëm janë të prirë t’i sigurojnë pacientët se gjendjet shëndetësore më serioze nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe pa u trajtuar.
-
Ministria e Shëndetësisë rishikon çmimin e produkteve medicinale
-
Shkencëtarët britanikë do të krijojnë organe njerëzore miniaturë për testimin e ilaçeve
-
Pse po bien normat e vaksinimit të fëmijëve? Sipas ekspertëve s'është vetëm faji i rrjeteve sociale
-
Paralajmërohet mundësia për rritjen e numrit të llojeve të barnave në treg