Pushuesit e plazheve të Barcelonës nuk do të përballen më me mbetje cigaresh apo edhe me pirjen pasive të saj, pasi qyteti i dytë më i madh në Spanjë pritet të vendosë në korrik për ndalimin e pirjes në plazh, ka bërë të ditur të premten Bashkia e qytetit.
Vendimi vjen pasi një projekt-pilot i hartuar vitin e kaluar parasheh ndalimin e pirjes së duhanit në katër në katër nga 10 plazhet lokale të qytetit, raporton Reuters.
“Plazhet ku nuk lejohet pirja e duhanit do të ofrojnë zona më të shëndetshme të jetesës komunale, me më pak mbeturina dhe do të respektojnë mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në deklaratë.
Disa rajone spanjolle vendosën ndalime në vitin 2020 për të shtypur përhapjen e COVID-19, ndërsa të tjera si Ishujt Balearik, përfshirë Mallorca, e kishin miratuar tashmë masën përpara pandemisë për arsye mjedisore.
Ishujt Kanarie, Andaluzia, Galicia dhe Valencia kanë ndjekur shembullin me ndalimin e pjesshëm ose të plotë të pirjes së duhanit në plazhet e tyre.
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Britania drejt “brezit pa duhan”, miratohet ligji që ndalon cigaret për të lindurit pas 2008-s
-
Përmasa alarmuese, çdo i shtati fëmijë evropian pi duhan
-
Baseli merr vendim për duhanpirësit në stadium