Autoritetet e Bangladeshit i kanë bërë thirrje, të dërguarit të Mianmarit, për të protestuar ndaj asaj siç e quajtën ata, shkelje e hapësirës ajrore të tyre, pasi numri i myslimanëve Rohingya po arrin në më shumë se 400.000.
Ministria e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, tha të premten se avionët dhe helikopterët e Mianmarit, kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Bangladeshit të dielën, të martën dhe të enjten, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta thanë se një paralajmërim i është dorëzuar të dërguarit të Mianmarit dhe se “aktet provokuese” mund të kenë pasoja.
Zëdhënësi i presidentit, Zaw Htay, tha se ushtria e Mianmarit i kundërshton shkeljet e hapësirës ajrore të Bangladeshit, dhe se ushtria po e hulumton këtë çështje.