Ushtarëve të Katarit, të vendosur në Bahrein në një strukturë të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik, iu është kërkuar të largohen nga vendi brenda 48 orëve, theksoi sot një burim i afërt me çështjen e Dohas.
“Ushtarët e Katarit që marrin pjesë në luftën kundër Shtetit Islamik në Navcent janë detyruar nga Bahreini për t’u larguar nga vendi”, deklaroi i njëjti burim duke iu referuar komandës qendrore të forcave detare amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo kërkesë ndodhi pas krizës mes Katarit dhe fqinjëve arabë të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Egjiptin që e akuzojnë për mbështetje të lëvizjeve terroriste, gjë që Doha e hedh poshtë.
Këto vende kanë shkëputur marrëdhëniet me Katarin dhe kanë mbyllur hapësirat ajrore.
“Bahreini i ka kërkuar gjeneralit amerikan që drejton Navcent largimin e ushtarëve të Katarit”, shtoi i njëjti burim.