Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Babis refuzon negocimin me ekstremin e djathtë për qeverinë e re çeke

Pragë, 13 prill– Lëvizja ANO e kryeministrit çek, Andrej Babis njoftoi se nuk do të negocionte me partinë e ekstremit të djathtë, SPD, për të siguruar mbështetjen e saj për formimin e qeverisë së re dhe për t’i dhënë fund krizës politike në Republikën Çeke.

Nga ana tjetër, ANO e cila zotëron pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit 78 vende, nga 200 që numëron Parlamenti, tha se do të riniste bisedimet me social-demokratët e CSSD-së.

‘’Drejtuesit e ANO-së kanë autorizuar ekipin e negociatorëve për të rinisur bisedimet me CSSD’’, u shpreh Babis.

‘’Nëse ANO dëshiron të rinisë bisedimet me CSSD, ne do të jemi të kënaqur të dëgjojmë idetë e tyre. CSSD është gjithnjë e hapur për bisedime serioze në interes të vendit dhe popullit’’, pohoi në Twitter, lideri i kësaj partie, Jan Hamacek.

Kreu i qeverisë nuk sqaroi arsyen përse ai nuk ishte pro idesë së bisedimeve me SPD-në.

Artikuj të ngjashëm