Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Babai vret vajzën 11 muajshe “live” në Facebook

Në jug të Tajlandës, një burrë ka filmuar veten tek ka vrarë vajzën e tij 11 muajshe, dhe jo vetëm kaq, ai gjatë aktit ka filmuar vetën duke postuar videot në Facebook e më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë të braktisur, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Gjatë javës së kaluar themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberk ka premtuar se kompania do të bëjë të pamundurën parandalimin e vrasjeve “live” në Facebook.

Siç raporton Reuters, video e vrasjes së vajzës 11 muajshe është transmetuar derisa i dyshuari Wuttisan Wongtalay kishte lidhur vajzën me litar në qafë, dhe e kishte gjuajtur nga ballkoni i një ndërtese të braktisur. Vajza e vogël kishte pasur të veshur një fustan ngjyrë rozë. Kur ka arritur policia në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe trupin e vrasësit që kreu vetëvrasje.

Jiranuch Triratana, gruaja e vrasësit ka thënë se ajo kishte jetuar me të për më shumë se 1 vit, por megjithatë kishte qenë i dhunshëm.

Gjatë lidhjes së tyre, ai kishte ushtruar dhunë disa herë edhe ndaj saj dhe djalit 5 vjeçar që ajo e kishte me burrin e mëparshëm nga i cili është ndarë.

Ministria e Ekonomisë Digjitale në Tajlandë ka njoftuar gjatë ditës së sotme kompaninë e Facebook me ç’rast i ka kërkuar ta heqin videon, e cila edhe është hequr menjëherë.

Video e parë e transmetuar ka marr 112 mijë shikime ndërkaq e dyta 258 mijë shikime.

Artikuj të ngjashëm