Një djalë 10-vjeçar në SHBA dyshohet se e ka qëlluar për vdekje nënën e tij me armë zjarri sepse ajo nuk do t'i blinte atij pajisje të realitetit virtual.
Djali në fillim pretendoi se të shtënat ishin një aksident, por më vonë tha se ai synonte qëllimisht nënën e tij.
Thuhet se ai ka hyrë në llogarinë e saj në Amazon dhe ka porositur një kufje mëngjesin pasi ajo vdiq, sipas tezes dhe motrës së tij, të cilat pretendojnë se ai nuk ka qarë ose nuk ka treguar ndonjë pendim, raportoi Sky News të premten.
Djali është akuzuar si i rritur për vrasje nga pakujdesia e shkallës së parë dhe ndodhet në paraburgim për të mitur.
Incidenti ndodhi pak para orës 7:00 të mëngjesit të 21 nëntorit në qytetin në Wisconsin, të SHBA-së.
Edhe
Amerikania 10-vjeçare arrestohet, qëlloi për vdekje gruan që po përleshej me të ëmën
Ligji i shtetit kërkon që fëmijët deri në 10 vjeç të akuzohen si të rritur për disa krime të rënda, por avokatët mund të kërkojnë që çështja të zhvendoset në një gjykatë për të mitur.
Djali thuhet se u tha oficerëve se e mori armën nga dhoma e gjumit e nënës së tij dhe zbriti në bodrumin ku ajo po lante rrobat, sipas akuzës penale të parë nga Journal Sentinel, një gazetë lokale.
-
Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit
-
Pakistanezi vret vajzën për shkak se ajo postonte video në TikTok
-
Roboti virtual akuzohet se u ofroi të rinjve përmbajtje seksuale dhe i nxiti për vetëvrasje
-
Washington, 11-vjeçarja bëri sikur e vdekur kur pa se vëllai po vriste të gjithë familjen