Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Babai i Assanges i druhet ekstradimit të të birit në SHBA

Foto: Reuters

Babai i themeluesit të “Wikileaks”-it, Julian Assanges ka thënë se i biri i tij do të përballet me atë që në esencë paraqet “dënim me vdekje”, në rast se dërgohet në SHBA për t’u gjykuar.

Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, John Shipton ka paraqitur shqetësime rreth shëndetit të të birit të tij, në prag të seancës kundërthënëse të ekstradimit, që nis javën e ardhshne, duke thënë se Assange ka ndjerë “ankth të pandërprerë”.

SHBA-ja do që themeluesi i “Wikileaks” të përballet me 18 akuza, për sulme kibernetike dhe shkelje të ligjeve rreth spijunazhit, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Ndonëse nuk mendohet se ai mund të përballet me dënimin me vdekje, akuzat në teori mund të rezultojnë me 170 vjet burg.

Artikuj të ngjashëm