Avokatët e presidentit Donald Trump kanë tërhequr procesin gjyqësor në Arizona, pasi zyrtarët e zgjedhjeve amerikane kanë hedhur poshtë pretendimet për mashtrim, raporton The Guardian.
Avokatët e Trumpit e kanë bërë këtë pasi thonë se procesi gjyqësor nuk mund të largojë mjaftueshëm sa që të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve në këtë vend, transmeton KOHA.
“Që nga mbyllja e dëgjimit të djeshëm, përpilimi i votave në të gjithë vendin ka bërë të panevojshëm një vendim gjyqësor për zgjedhësit presidencialë”, ka thënë avokati i Trumpit, Kory Langhofer, në një gjykatë në Arizona.
Trumpi gjithashtu raportohet të ketë thënë se “do të marrin vendimin e duhur” pas numërimit të të gjitha votave legjitime.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi i kërkon Gjykatës Supreme ta bllokojë dënimin e tij për “paratë për heshtje”
-
Gjykatësja hedh poshtë rastin ndaj Trumpit për zgjedhjet e vitit 2020
-
Shtyhet vendimi nëse do të anulohet dënimi ndaj Trumpit për “paratë e heshtjes”
-
Trumpi projektohet ta fitojë edhe Arizonan
-
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për zgjedhjet e vitit 2020