Avokatët e Donald Trumpit e kanë kritikuar procesin e impiçmentit kundër ish-presidentit, duke e quajtur atë një akt “të teatrit politik”, ndërsa kanë akuzuar demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve se po i shfrytëzojnë kaosin dhe traumat e trazirave të muajit të shkuar në Capitol për përfitime partiake.
Në deklarimin e bërë një ditë para nisjes së procesit në Senat, avokatët i shpalosën argumentet që synojnë t’i paraqesin në procesin për nxitjen e kryengritjes më 6 janar. Ata sugjeruan se Trumpi thjesht po i zbatonte të drejtat e tija të parapara me Amendamentin e Parë të Kushtetutës, kur i kontestoi rezultatet e zgjedhjeve.
Ndërkaq argumentuan se ai i trimëroi mbështetësit që të mbanin protestë paqësore. Kësisoj, ata thanë se ish-presidenti nuk mund të mbahet përgjegjës për veprimet e protestuesve. Ata insistuan gjithashtu se Senati nuk ka kompetenca për ta gjykuar Trumpin, tani që ai është larguar nga detyra.
Procesi kundër Trumpit do të fillojë të martën me debatin lidhur me akuzën dhe do të vazhdojë me votimin për të përcaktimin e kushtetueshmërisë së persekutimit të ish-presidentit. Gjatë procesit nuk pritet paraqitja e dëshmitarëve, ndërsa vetë Trumpi ka refuzuar kërkesën e demokratëve për të dhënë dëshmi.
-
Në luftën për shfajësimin e Trumpit, mbrojtja e quan gjykimin “hakmarrje politike”
-
Senati voton për ta çuar përpara gjykimin historik ndaj Trumpit
-
Trumpi thirret të dëshmojë nën betim në procesin e impiçmentit
-
Demokratët shpalosin “kartat” për dënimin e Trumpit në Senat
-
Ndikimi i Trumpit mbi republikanët vë në sprovë gjykimin e tij në Senat