Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autorja e të shtënave në “YouTube” është vrarë

Mediat amerikane raportojnë se përgjegjëse për të shtënat në selinë e YouTube është një grua, dhe ajo është vrarë nga forcat policore, raporton ktv.

Së paku 10 persona të plagosur janë dërguar në spitalet e San Brunos.


[22:27] - Të shtëna me armë në selinë e YouTube

Stafi i gjigantit teknologjik, YouTube në San Bruno në Kalifornia është evakuuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Punëtorët janë parë të dalin me duart lartë jashtë selisë. Njësite të shumta policore dhe ekipe mjekësore janë parë në vendin e ngjarjes, transmeton koha.net.

Google, që e ka në pronësi YouTube ka thënë se po e heton një ‘incident të armatosur’