Gazetari i BBC-së, Jiyar Gol ka përjetuar një aventurë të hidhur kur ka mbërritur në aeroportin e Stambollit, në Turqi.
Gol është ndaluar dhe marrë në pyetje për 5 orë nga policia dhe më pas është dëbuar nga vendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka bërë të ditur vetë reporteri përmes rrjetit social Twitter, ku thotë se motivet e kësaj mase janë kronikat e përgatitura prej tij për rrjetin informativ britanik.
Gol është hipur me forcë në një avion për në Erbil, në rajonin autonom të Kurdistanit iraken, ku më parë ndodhej për punë dhe prej nga ishte nisur për në Stamboll, raporton Top Channel.
Në muajt e fundit, Turqia ka refuzuar hyrjen ose ka dëbuar shumë gazetarë të huaj, ndërkohë që sipas Unionit të Gazetarëve vendas, 159 reporterë ndodhen të burgosur në vend.
Nga ana e tyre, autoritetet e Ankarasë nuk e kanë komentuar ngjarjen e fundit.