Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 60 persona, si pjesë e një hetimi për bursën e Stambollit.
Agjencia e lajmeve, Anadollu ka raportuar sot se 57 persona janë arrestuar në 6 provinca të ndryshme, nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët, gazeta Haberturk ka raportuar se të arrestuarit ishin ish-punonjës të bursës së Stambollit, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, pas grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar.
Ankaraja akuzon Gulenin se ka planifikuar grusht-shtetit dhe po kërkon që Shtetet e Bashkuara ta ekstradojnë në Turqi.
Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe më shumë se 140,000 shërbyes civilë, personel të sigurisë dhe akademikë janë larguar nga puna pas grusht-shtetit të dështuar.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet që të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 16 maj në Uashington.
Është raportuar se ai do të kërkojë nga presidenti Trump, esktradimin e klerikut Fethullah Gulen.