Këpucët, rrobat dhe dokumentet nga më shumë se 20 vendet që kanë qenë cak i sulmeve të Hamasit janë mbledhur nga policia izraelite në një përpjekje për të identifikuar dhjetëra viktima dhe për t’ua kthyer këto sende familjeve të tyre.
Yael Richert, udhëheqësja e Qendrës së Logjistikës së Policisë izraelite, ka bërë të ditur se sendet janë ndarë në dy grupe - një grup ku pronari është identifikuar dhe një grup tjetër në të cilin sendet mbeten të paidentifikuara. Shumica e artikujve i përkasin terrenit të festivalit muzikor Nova, ku qindra njerëz u vranë dhe të tjerë u morën peng nga militantët e Hamasit.
Richert ka shtuar se ishte e pamundur të mos bënte krahasime të procesit të mbledhjes së sendeve me Holokaustin.
“Për mua, është si një holokaust i dytë. Nuk mund, nuk mund të gjej asnjë fjalë tjetër për të përshkruar atë”, ka thënë Richert.
Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael, shumica e tyre gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, numri i të vdekurve palestinezë në konflikt është mbi 9.400.
-
Mbi 260 trupa u gjetën në vendin ku u mbajt festivali tragjik në Izrael
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
-
Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit
-
Të paktën 17 palestinezë të vrarë afër pikës së ndihmave në Gazë