Autoritetet gjermane kanë ndalur kërkimin pasi nuk gjetën prova se një krijesë që u pa rrugëve në Berlin mund të jetë luaneshë, shkruan BBC të premten.
Policia ka qenë në kërkim për më shumë se një ditë pasi banorët njoftuan se panë një kafshë të egër në rrugë – por nuk gjetën asnjë gjurmë.
Pas analizës nga ekspertët, krijesa besohet se është një derr i egër.
Asnjë gjurmë putrash apo material ADN-je nuk ishte gjetur në zonat ku supozohej se ishte pikasur luanesha.
“Nuk ka asnjë rrezik akut”, ka thënë në një konferencë për shtyp të premtenm Michael Grubert, kryebashkiak i zonës Kleinmachnow ku kafsha u pa për herë të parë.
Ai shtoi se policia do të jetë vigjilente në rast se situata ndryshon.
Artikuj të ngjashëm
-
Një luaneshë në rrugët e Berlinit, thirrje gjermanëve të qëndrojnë brenda
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg
-
Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri
-
Policia gjermane ndalon një përndjekës të Taylor Swiftit