Është duke u regjistruar një rënie e lehtë e rasteve pozitive të koronavirusit në Braninë e Madhe. Me ç’rast, kufizimet e vëna mund të zbuten dhe festimet e Krishtlindjeve do të mund të bëhen.
Kështu ka deklaruar ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ka thënë se masat izoluese kanë filluar të sjellin rezultate, shkruan Reuters
“Ka shenja inkurajuese se numri i rasteve ka filluar të bie dhe izolimi që e kemi vënë në fillim të këtij muaji, po funksionon”, ka thënë Hancock për SkyNews.
“Sigurisht që nuk do të ketë Krishtlindje normale, do të duhet të ekzistojnë disa rregulla por ne shpresojmë që të lejohet një festim ‘normal’ i Krishlindjeve”, ka shtuar tutje ai./KOHA/
Artikuj të ngjashëm
-
Anglia nuk do t’u kërkojë të izolohen të infektuarve me virus
-
Britania përjashton kufizimet e reja para Krishtlindjeve
-
Anglia pritet të zgjasë masat kufizuese
-
Britania e Madhe nuk është e sigurt se do të përfundojë mbylljen më 21 qershor
-
Britania nuk e përjashton mundësinë e mbylljes së pjesshme shkaku i variantit indian të koronavirusit