Qindra policë e ushtarë austriakë kanë marrë pjesë në ushtrime për kontrollimin e kufirit me Slloveninë kundër imigrantëve.
Pjesë e këtij ushtrimi ishte edhe njësia e specializuar në parandalimin e hyrjes së imigrantëve në vend, e quajtur Puma.
Ushtrimi ishte pasqyrim i situatës reale nga viti 2015, kur mijëra njerëz u nisen drejt kufirit për të hyrë në shtet, transmeton koha.net.
Austria ishte pikë hyrëse për më shumë se 1 milion njerëz që kalonin nëpërmes Ballkanit gjatë krizës me refugjatë në vitin 2015.
Kontrollimi i kufijve dhe ndalimi i imigrantëve u iniciua nga kryeministri konservator, Sebastian Kurz, që erdhi në pushtet tetorin e shkuar.
Austria, e cila do të marrë kryesimin e BE-së në pjesën e dytë të 2018-s, është duke kërkuar politikë më të ashpër ndaj imigrimit dhe azilit, debat ky i ashpër mes bllokut 28 anëtarësh.