Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Austria i ndalon hyrjen ministrit turk të Ekonomisë

Austria ka refuzuar të pranojë ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci, i cili ka planifikuar të marrë pjesë në një ngjarje në Vjenë, për përvjetorin e parë të puçit të dështuar në Turqi.

Një zëdhënës i Qeverisë austriake tha se ngjarja e planifikuar "paraqet rrezik për rendin publik dhe sigurinë në Austri".

Javën e kaluar, Holanda ka thënë se zëvendëskryeministri turk, Tugrul Turkes, nuk është mirëpritur në atë vend për arsye të ngjashme.

Presidenti i Turqisë, Rexep Tayyip Erdogan, po ashtu është ankuar se nuk është lejuar të flasë publikisht derisa ka qenë në Gjermani, më 7 dhe 8 korrik, për samitin e 20 ekonomive më të mëdha në botë.

Austria dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian kanë kritikuar fuqishëm Turqinë për veprimet e saj pas përpjekjes për grushtshtet, më 15 korrik të vitit të kaluar.

Së paku 40,000 njerëz janë arrestaur dhe mbi 100,000 të tjerë janë pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Edhe Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi Botë Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi

Ankaraja e fajëson Gulenin për orkestrim të grushtshtetit.

Gulen, i cili jeton në mërgjim në SHBA, e mohon përfshirjen.