Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Austria është duke dëbuar katër diplomatë rusë për gjoja se kanë vepruar në një mënyrë që nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik, ka thënë një zëdhënëse e ministrit të Jashtëm.

Austria u është bashkuar anëtarëve tjerë të Bashkimit Evropian si Franca, Italia dhe Gjermania të cilët kanë bërë hapin e njëjtë këtë javë pas atyre që ndodhën në Bucha, shkruan Sky News.

Por ndryshe nga këto vende, Austria nuk tha që këto veprime janë për shkak të aksioneve ruse ndaj Ukrainës.

Ishin tre diplomatë të cilët po punonin në ambasadën ruse dhe njëri ishte i vendosur në Salzburg.

Atyre u është thënë ta lënë vendin deri më 12 prill.