Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia raporton rritje të të infektuarve pavarësisht vaksinimit

Epidemiologët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve pavarësisht vaksinimit për shkak të përhapjes së variantit Delta. Në Uellsin e Ri Jugor, një infermiere në spitalin Westmead rezultoi pozitive pavarësisht se ishte vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Sipas të dhënave, infermierja ishte asimptomatike. Hassan Vally, një profesor i asociuar për epidemiologji në Universitetin La Trobe, ka thënë se megjithëse vaksinimi dhe PPE ulin rrezikun e transmetimit, ato nuk ishin të sigurta.

Epidemiologët kanë paralajmëruar për rritje të numrit të rasteve me COVID-19, për shkak të ri-infektimit të personave të vaksinuar. Queensland raportoi një rast pozitiv pavarësisht vaksinimit, një punonjës në aeroportin ndërkombëtar të Brisbane.

Australia ka raportuar 31.626 raste dhe 912 viktima që nga fillimi i pandemisë.