Australia ka shënuar të shtunën rastin e parë lokal me COVID-19 pas më shumë se dy javë pasi një doktor kishte dalë pozitiv me variantin britanik.
Kjo kishte bërë që të merreshin masa më rigoroze në hapësirat e spitalit për të parandaluar përhapjen, shkruajnë mediat e huaja.
Ky është rasti i parë në Australi që nga 24 shkurti i këtij viti ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka raportuar për mbi 29 mijë të prekur dhe 909 të vdekur si pasojë e COVID-19.
Edhe shteti fqinj Zelanda e Re ka shumë pak raste të raportuara dhe pritet të hapë edhe kufijtë tashmë pas masave strike të mbylljes dhe distancimit social.
Artikuj të ngjashëm
-
Australia raporton rekord vdekjesh si pasojë e COVID-19
-
Australia e nis vitin 2022 me raste rekord të COVID-19
-
Shteti më i populluar i Australisë raporton vdekjen e parë nga Omicroni
-
Australia konfirmon dy rastet e para me variantin e ri të COVID-19
-
Kryeqyteti i Australisë regjistron rastin e parë të vdekjes nga COVID-19 këtë vit