Australia i është shtuar numrit në rritje të shteteve që planifikojnë njohjen e një shteti palestinez.
Ministrja e Jashtme australiane Penny Wong ka thënë se Canberra da të konsideronte njohjen e një shteti palestinez, i cili mund të jetë hap drejt një “zgjidhjeje me dy shtete” për konfliktin izraelito-palestinez.
Penny Wong shprehu mbështetje për idenë e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, se njohja e një shteti palestinez, përfshirë nga Kombet e Bashkuara, mund të çojë në një “zgjidhje me dy shtete” si proces i pakthyeshëm, raporton Reuters.
Wong ka thënë se komuniteti ndërkombëtar po diskuton shtetin palestinez si një rrugë drejt një “zgjidhjeje me dy shtete”.
"Një zgjidhje me dy shtete është shpresa e vetme për të thyer ciklin e pafund të dhunës”, ka thënë ajo në Universitetin Kombëtar Australian.