Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia e ndalon përdorimin e “AstraZenecas” te nën 50-vjeçarët

Australia është bërë të enjten shteti më i fundit që ka ndaluar përdorimin e vaksinës së “AstraZenecas” te personat nën moshën 50-vjeçare.

Rekomandimi u bë i ditur vetëm një ditë pasi që Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar lidhjen e mundshme mes vaksinës dhe rasteve të mpiksjes së gjakut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka marrë një sërë rekomandimesh nga grupi këshillues dhe ka bërë të ditur se vaksina e kompanisë “Pfizer” duhet të jetë prioritare për personat nën 50 vjeç.

Morrison ka thënë gjithashtu se ndalimi i përdorimit të “AstraZenecas” është bërë për shkak të efekteve serioze anësore, të cilat janë vërejtur kryesisht te personat e rinj.

Grupi teknik i Imunizimit në Australi ka rekomanduar që personat nën moshën 50-vjeçare, të cilët tashmë kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, të presin për dozën e dytë.

Punëtorëve shëndetësorë nën moshën 50-vjeçare, që prisnin të vaksinoheshin me “AstraZeneca”, tani do t’u jepet vaksina e “Pfizerit”.

Sipas strategjisë aktuale të Australisë, shumica e qytetarëve pritej që të vaksinoheshin me “AstraZeneca”.