Bashar al-Assadi do të shërbejë si president i Sirisë edhe gjatë mandatit të katërt, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 26 maj. Kreu i kuvendit, Hammounda Sabbagh, tha gjatë një konference se Assad kishte fituar 95.1 për qind të votave.
Dy kundërkandidatët e tij, Abdullah Salloum Abdullah dhe Mahmoud Ahmed Mari, morën 1.5, respektivisht 3.3 të votave, shkruan BBC.
Opozita siriane e quajti votimin një farsë, derisa SHBA-ja dhe shtetet evropiane nuk e cilësuan proces të lirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Siria mban zgjedhjet e para që nga rënia e Assadit
-
Sirianët votojnë në zgjedhjet që mund të hapin rrugë për zgjatjen e mandatit të Assadit
-
Sisi fiton edhe mandatin e tretë si president i Egjiptit
-
Bashar al-Assadi betohet si president i Sirisë për një mandat të katërt shtatë-vjeçar
-
Siria mban zgjedhjet që pritet t'i fitojë Assadi