Kompania amerikane, “Delta Airlines”, u përball me kërcënim serioz pasi një postim në rrjetin “X” paralajmëronte se në pesë nga aeroplanët e saj janë vendosur bomba, duke paralajmëruar se “askush nuk do të mbijetojë”.
“Përshëndetje. Janë vendosur bomba në pesë aeroplanët tuaj. Askush nuk do të mbijetojë”, ka shkruar përdoruesi i llogarisë “adamlanza111” në rrjetin “X”, transmeton Daily Express.
Aeroplanët e përmendur në kërcënim përfshijnë fluturimi nga Seattle në Londër, nga Los Angeles në Londër, nga Los Angeles në Tokio, nga Atlanta në Seul dhe nga Atlanta në Londër.
Autoritetet kanë nisur hetimet. Por ende nuk kanë dhënë diçka konkrete.
Sipas gazetës, kërcënimi pasoi incidentin në fillim të këtij muaji kur avionët luftarakë RAF u thirrën për të përgjuar aeroplanin “Air India” pasi u raportua për vendosje të bombës.
-
Kërcënimi me bombë detyroi aeroplanin nga SHBA-ja të aterronte në Itali
-
Dy punonjës të Deltas të vdekur nga një shpërthim në Atlanta
-
5 të vdekur pasi një aeroplan mallrash doli nga pista në Miami dhe goditi disa automjete
-
Të paktën shtatë të vdekur nga përplasja e një aeroplani në SHBA
-
Paditen dy linja ajrore që shitën “ulëse afër dritares”, por që dolën pa dritare