Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arsimtarët në Oklahoma në grevë, s’duan të punojnë për 45 mijë dollarë në vit

Në shtetin Oklahoma (SHBA) shkollat sot nuk punojnë. Mësimdhënësit janë në grevë, në kërkim të pagave më të larta, raporton AP, transmeton Koha.net.

Guvernerja e Oklahomës javën e shkuar ka nënshkruar dokumentin sipas të cilit mësimdhënësve u rriten pagat për 15 deri 18 për qind, por një pjesë e tyre është e pakënaqur me këtë rritje.

Para kësaj rritjeje niveli i pagave të arsimtarëve në Oklahoma ka qenë në pozitën e 49-të në SHBA, me mesatare të ardhurash vjetore 45.276 dollarë. Këta tani kërkojnë ngritje më të madhe të tyre, transmeton Koha.net.