Një italiane 42 vjeçare u bë viktima e dhjetë e stuhisë që ka goditur alpet zvicerane gjatë fundjavës.
Gruaja ishte pjesë e grupit të 14 skitarëve që u kapën në befasi nga moti i keq. Kur ata u panë kushtet e rënda atmosferike, u detyruan që të ndalojnë pak pa arritur në destinacion.
Viktimat e shënuara deri në këto momente kanë humbur jetën në aksidente të ndara, pasiqë ishin dy grupe të skiatorëve.
Hera e fundit kur kaq shumë njerëz kanë vdekur brenda një kohe kaq të shkurtë ka qenë në vitin 1999 ku 12 persona vdiqën pas një orteku në kantonin Valias.
Artikuj të ngjashëm