Bejrut, 16 prill – Arrin në të paktën 112 numri i personave të vrarë në atentatin vetëvrasës që u zhvillua dje kundër një autobusi që transportonte persona të evakuuar nga rajonet bë konflikt në veri të Sirisë, sipas një bilanci të ri të dhënë nga OSDH-ja.
Atentati i zhvilluar nga një kamikaz i hipur në një kamion bombë ndodhi në rajonin e Rachidine, ku ishin bllokuar dhjetëra autobusë që transportonin persona të evakuar nga zonat e Foua dhe Kafraya.
Bilanci i mëparshëm i atentatit, që ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grupim, fliste për 43 të vdekur.