Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet për spiunazh një zyrtar i konsullatës turke në Greqi

Policia greke ka arrestuar një zyrtar të konsullatës turke me dyshimet për spiunazh, ka bërë të ditur një burim grek të premten, raporton Reuters.

Rast ky që pritet të thellojë edhe më tepër tensionet ndërmjet dy aleatëve të NATO-s.

Zyrtari i ndaluar, një i punësuar në konsullatën e Turqisë në Rodos me nacionalitet grek, është arrestuar të premten pasi ishte marrë në pyetje një javë më parë. E gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër i nacionalitetit grek.

“Një person ishte duke punuar në konsullatën turke në Rodos dhe një tjetër ishte duke punuar si kuzhinier në një anije pasagjerësh e cila po operonte në linjën Rodos-Kastelorizo”, ka thënë një zyrtar policor për Reuters.

Kastelorizo është një ishull i vogël grek afër bregdetit turk.

Njëri nga të dyshuarit është akuzuar se ka fotografuar lëvizjet e forcave të armatosura greke në Detin Egje.

Edhe Turqia arreston edhe dy të dyshuar për spiunazh Botë Turqia arreston edhe dy të dyshuar për spiunazh

Mediat greke kanë raportuar se që të dy personat i përkasin minoritetit mysliman në veri të vendit.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm nga Turqia rreth këtyre arrestimeve.

Greqia e Turqia qe një kohë të gjatë kanë marrëdhënie të tensionuara.