Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një kameraman i Reutersit në Etiopi

Kumerra Gemechu, kameraman i Reutersit, është arrestuar gjatë së enjtes në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, dhe do mbahet në paraburgim për dy javë.

Familjarët e tij i kanë thënë Reutersit se nuk e dinë pse është arrestuar derisa ndaj kameramanit nuk ka ndonjë akuzë të ngritur.

Në një seancë të shkurtër gjyqësore të premten, pa prezencë të avokatit, Gemechut iu caktua masa e paraburgimit ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tij.

“Kumerra është pjesë e një ekipi të Reuters që raporton nga Etiopia në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe të paanshme. Puna e tij demonstron profesionalizëm dhe paanësi dhe ne nuk jemi të njoftuar për ndonjë arsye të arrestimit të tij”, ka deklaruar kryeredaktori i Reutersit, Stephen Adler.

38-vjeçari ka punuar për Reuters si kameraman i pavarur për një dekadë.

Artikuj të ngjashëm