Në Kiev është arrestuar gazetari rus i portalit “RIA Novosti Ukraine” Kiril Vyshynsky, nën dyshimet për tradhti shtetërore.
Ai është arrestuar para banesës së tij dhe njëkohësisht shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka bastisur hapësirat e “RIA Novosti Ukraine”, transmeton kp.
Me këtë rast janë bastisur edhe banesat e gazetarëve të “MIA Rusija sevodnja” Ludmila Lisenka dhe shefit të përfaqësisë së agjencisë në Ukrainë, Andrej Borodin.
Vyshynskydyshohet për tradhti shtetërore dhe dënimi për këtë vepër penale është 15 vjet burgim sipas ligjeve ukrainase.
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës pohon se Vyshynskyishte marrë me aksione subversive në Krime dhe ka mbështetur Republikën Popullore të Donjeckut dhe Republikën Popullore Lugansk.
Moska zyrtare ka reaguar ndaj arrestimit, duke thënë se veprimi i Ukrainës është i papranueshëm.