Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet në Mal të Zi një deputet pasi refuzoi të dëshmonte për një rast

Podgoricë, 30 nëntor – Deputeti i Frontit Demokratik (FD) malazez, Nebojsha Medojeviq, i cili është edhe një nga liderët e këtij unioni, u arrestuar pak pas mesnatës së djeshme, në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë për shkak se kishte refuzuar të dëshmonte për një çështje korruptive.

Policia e Malit të Zi bën të ditur se Medojeviq u arrestuar në bulevardin “Shën Pjetri i Cetinit”, pasi kishte dalë nga ndërtesa e Parlamentit, prej ku është dërguar në paraburgim.

Drejtoria e policisë thotë se Gjykata e Lartë ka caktuar për Medojeviqin paraburgim 60-ditor për faktin se kishte refuzuar të dëshmonte në procedurën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi.