Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet në jaht biznesmeni që kishte porositur vrasjen e gazetares së njohur malteze

Një biznesmen i njohur u arrestua pasi dyshohet se ka porositur vrasjen e gazetares investigative nga Malta, Daphne Caruana Galizia.

Yorgen Fenech u arrestua në jahtin e tij pak pasi mjeti kishte lënë portin.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Maltës, Joseph Muscat nënshkroi një letër ku garantonte falje presidenciale për personin e arrestuar si ndërmjetës, i cili pretendoi më herët se në rast falje do tregonte kush e kishte porositur vrasjen.

Gazetarja u vra nga një bombë në makinë para dy vitesh.