Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet në Hong Kong tajkuni mediatik Jimmy Lai

Biznesmeni nga Hong Kongu, Jimmy Lai, që është tajkun mediatik, është arrestuar dhe selitë e gazetës së tij janë bastisur nga policia me akuzë se ai ka bërë marrëveshje të fshehta me forcat e huaja, shkruan BBC.

Ky është arrestimi i profilit më të lartë që kur Kina ka implementuar ligjin kundërthënës të sigurisë në qershor.

Lai ka qenë një zë i madh pro-demokracisë në Hong Kong dhe përkrahës i protestave që nisën vitin e kaluar.

Në shkurt 71-vjeçari, që po ashtu ka shtetësi të Britanisë, ishte arrestuar. Por u lirua me dorëzani.

Media shtetërore kineze “Global Times”, e ka përshkruar Lain si “përkrahës të trazirave”.

Edhe Apeli i Hong Kongut rrëzon dënimin për mashtrim ndaj Jimmy Lait Botë Apeli i Hong Kongut rrëzon dënimin për mashtrim ndaj Jimmy Lait

Policia është parë duke hyrë në ndërtesën e gazetës “Appley Daily”.

Policia në Facebook ka konfirmuar se shtatë burra të moshës nga 39 deri 72 vjet janë arrestuar me dyshim për bashkëpunim me forcat e huaja dhe për shkelje tjera.