Nicolas Petro, djali i presidentit kolumbian Gustavo Petro, u arrestua si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe pasurim të paligjshëm, njoftoi zyra e prokurorit të shtetit të shtunën, raporton Reuters.
Petro i ri, një politikan në provincën Atlantico, e mirëpriti hetimin kur filloi në mars dhe më parë i quajti të pabaza akuzat se merrte para nga trafikantët e drogës në këmbim të garantimit të paprekshmërisë së tyre nga babai i tij.
Gjithashtu u arrestua me akuza për pastrim parash dhe vjedhje identiteti.
Ishte ish-gruaja e Nicolas, Daysuris del Carmen Vasquez, e cila ka thënë për mediat lokale në fillim të këtij viti se dy persona të akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës i dhanë Nicolasit para për fushatën e babait të tij.
Presidenti kolumbian ka shkruar në X, platforma e njohur më parë si Twitter, se ishte e dhimbshme që një nga fëmijët e tij ishte në burg, por se prokuroria kishte të gjitha garancitë se do të vepronin në përputhje me ligjin.
Edhe
DEA e vendos “objektiv prioritar” presidentin e Kolumbisë
“I uroj djalit tim lumturi dhe forcë. Këto ngjarje le të forcojnë karakterin e tij dhe le të mendojë për gabimet e tij. Siç ia kam konfirmuar prokurorit të shtetit, nuk do të ndërhyj dhe as do të bëj presion në vendimet e tij, ligji le ta udhëheqë lirisht procesin”, ka thënë Gustavo Petro.
Presidenti është zotuar të bëjë paqe me rebelët dhe bandat kriminale për t'i dhënë fund konfliktit të brendshëm 60-vjeçar të Kolumbisë, i cili ka vrarë 450 mijë njerëz.