Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen pesë opozitarë tjerë në Nikaragua

Policia në Nikaragua ka arrestuar pesë figura tjera të shquara të opozitës, në atë që kritikët thonë se është shtypje ndaj kundërshtarëve të Daniel Ortegas.

Në mesin e atyre janë edhe ish-shokë të cilët luftuan me Ortegan kundër diktatorit Anastasio Somoza në vitet 1970-ta, raporton BBC. 

Sipas Policisë ata kishin nxitur ndërhyrje nga jashtë në punët e Nikaraguas.

Numri total i figurave opozitare të arrestuara në Nikaragua në ditët e fundit ka arritur në 12. Në mesin e atyre janë katër kandidatë për zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Policia ka thënë se të arrestuarit të dielën janë të gjithë anëtarë të partisë Unamos, që përbëhet kryesisht nga anëtarë që u larguan nga Fronti Çlirimtar Kombëtar Sandiniksa i Ortegas (FSLN).

Mes tyre është edhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Dora Tellez dhe gjenerali në pension Hugo Torres.

SHBA-ja në fillim të këtij muaji e quajti Ortegan diktator.

75-vjeçari po kërkon një mandat të katërt në krye të Nikaraguas në zgjedhjet e nëntorit. Por sondazhet sugjerojnë se popullariteti i tij ka rënë pas shtypjeve të dhunshme të protestave antiqeveritare në vitin 2017, në të cilat u vranë qindra persona.

Artikuj të ngjashëm