Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen 180 persona në Maqedoni të Veriut për shkelje të orës policore

Arrestohen 180 persona në Maqedoni të Veriut, pasi kanë shkelur orën policore, që është caktuar si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Është njoftuar se 204 persona kanë shkelur orën policore, prej tyre 180 janë arrestuar dhe 24 tjerë do të përballen me padi adekuate. Në Maqedoni të Veriut në ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve me koronavirus.