Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

8 raste të reja pozitive me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për të vdekur si pasojë e COVID-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë testuar pozitivë me koronavirus 155.536 persona, ndërsa 5.471 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 149.628 qytetarë, ndërsa janë 437 raste aktive.