Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arratisja nga azili

Në Kroaci, mijëra persona me sëmundje mendore jetojnë nëpër institucione. Procesi i zhvendosjes së pacientëve nga kujdesi shëndetësor dhe vendosja e tyre në komunitet ka ndodhur para disa dekadash në shumë shtete evropiane. Por Kroacia i ka rezistuar ndryshimit – hiq një rajon në lindje të vendit, në afërsi të kufirit me Serbinë.

Ngjyra është venitur, tavanet po bien dhe shkëlqimi jashtë është në kontrast me ambientin e brendshëm me ajrin që të ngulfat, shkruan “Koha Ditore”. Në azilin e mbyllur, dhe tani të braktisur të Cepinit, dhomat e mëdha janë të hapura anash korridorit të madh.

“Kur po prisnim për ilaçe, duhet të uleshim këtu në këtë korridor derisa vinte infermierja që të na ofronte ilaçet. Nuk kishte as karrige”, thekson Branka Reljan, e cila ka skizofreni dhe ka dymbëdhjetë vjet që jeton në këtë azil.

Ajo po udhëton nëpër kujtime për kohën e kaluar me partnerin e saj, Drazenko Tevelli, që ishte vendosur në këtë institucion, pasi i ishin shfaqur probleme mendore si rezultat i alkoolizimit. Në Cepin, çifti ishte në lidhjen romantike sekrete – ishte hera e parë që ata po ktheheshin këtu pas zhvendosjes më 2014... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)